Tuna, Një Ushtarake Provokuese… (Foto)

Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu kishte zgjedhur një veshje që binte menjëherë në sy gjatë koncertit në Tiranë, të mbajtur ditën e hënë. Ajo u shfaq në këtë koncert ndryshe nga të tjerët, me veshje kuqezi, me një xhaketë ushtarake, kapele në kokë dhe pantallona në ngjyrë të kaltër të ndezur.Kjo ishte veshja që këngëtarja kishte përzgjedhur për të uruar shqiptarët në festën e pavarësisë. Një ushtarake tepër seksi dhe  e talentuar, Tuna u ngjit në skenë ku këndoi disa nga hitet, si ‘I asaj’,  këngë e cila këtë verë theu çdo rekord.